AKTUALITET, 7 Shtator 2022, 22:07

Apple prezanton modelet e reja të Iphone dhe disa produkte të tjera

Apple prezanton modelet e reja të Iphone dhe disa produkte të tjera

Kompania Apple ka prezantuar linjën e re të Iphone, në një event të shumëpritur. Iphone 14 vjen me disa ndryshime dhe funksionalitete të shtuara. 

Iphone 14 dhe Iphone 14 Plus, vijnë në pesë ngjyra: blue, lejla, e kuqe, e zezë dhe gri e errët. 

Për herë të parë Iphone do të ketë lidhje satelitore, duke mundësuar lidhjen me shërbimin e emergjencës, në vende ku nuk ka mbulim dhe sinjal, si pyjet, shkretëtirat, oqeani, etj. 

Një funksionalitet i shtuar është edhe njoftimi i shërbimit të emergjencës në rast se ju përfshiheni në një aksident automobilistik, Iphone telefonon automatikisht këto shërbime. 

Ky smartphone ka një kamera të re, 12 megapixel me një sensor më të madh se versioni i mëparshëm. Gjithashtu ai ka mundësinë e lidhjes 5G dhe një risi është edhe karta sim virtuale, pra nuk do të ketë kartë sim fizike, siç jemi mësuar deri tani. 

Iphone ka gjithashtu edhe versionin Pro dhe Pro Max, i cili ka një kapacitet më të lartë, kamera më të mirë, 48 megapiksel dhe vjen në madhësi të ndryshme, sipas çmimit. 

Kompania gjithashtu ka nxjerrë një version të përmirësuar të kufjeve AirPods dhe tre versione të reja të Apple Watch. 

Apple prezanton modelet e reja të Iphone dhe disa produkte të tjera

Apple prezanton modelet e reja të Iphone dhe disa produkte të tjera