AKTUALITET, 7 Shtator 2022, 21:26

Ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike me Iranin/ Meta e quan vendim korrekt por të vonuar

Ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike me Iranin/ Meta e quan

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për vendimin e qeverisë për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, për shkak të sulmeve kibernetike ndaj vendit tonë.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Meta shkrua dënon ashpër shkeljen e fundit të sigurisë kombëtare të Shqipërisë nga Republika Islamike e Iranit, ndërsa thotë se reagimi i sotëm i qeverisë shqiptare për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike është korrekt por shumë i vonuar.

“Dënoj edhe një herë me forcë shkeljen e fundit të sigurisë kombëtare të Shqipërisë nga Republika Islamike e Iranit. Reagimi i sotëm i qeverisë shqiptare për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike është korrekt por shumë i vonuar.  Sulmi kibernetik dhe qëllimi keqdashës nga ky vend duhet të nxisin vigjilencën, përgatitjen dhe bashkëpunimin serioz të Shqipërisë me NATO-n dhe BE-së, në marrjen e të gjitha masave për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e qytetarëve dhe vendit”, shkruan Meta në Twitter.

Shqipëria ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, pasi ka zbuluar se sulmi kibernetik ndaj faqeve qeveritare në korrik, u krye nga ky shtet. Vendimi i qeverisë u bë publik nga kryeministri Rama, i cili tha se stafi i ambsadës iraniane duhet të largohet brenda 24 orësh.

Kjo është masa ektreme ndaj Iranit, ndërsa më herët disa diplomatë të tij ishin shpallur non grata.

Marrëdhënia e vendit tonë me Iranin u përkeqësua qysh nga ardhja e muxhahedinëve, pjesë e opozitës së këtij vendi, për strehim në Manzë.

Një konferencë ndërkombëtare e opozitës iraniane në vendin tonë, e parashikuar për tu zhvilluar në vendin tonë në fund të korrikut, u anulua pas informacioneve sulme të rrezikshme nga qeveria e Iranit.