AKTUALITET, 23 Korrik 2024, 19:33

U rrëzua me motor sapo doli nga oborri i banesës, humb jetën në spital i moshuari

U rrëzua me motor sapo doli nga oborri i banesës, humb jetën

Një 82-vjeçar ka ndërruar jetë në Lezhë, pasi është rrëzuar me motomjet sapo ka dalë nga oborri i banesës së tij.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në segmentin rrugor Mamurras-Laç.

I moshuari raportohet se është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, por nuk ka arritur të mbijetojë.

“Në segmentin rrugor Mamurras-Laç, shtetasi H. C., 82 vjeç, sa ka dalë nga dera e oborrit të banesës me motomjet është rrëzuar dhe për pasojë ka humbur jetën në spital”, njofton policia.