AKTUALITET, 27 Qershor 2025, 11:34

U pyet për 1 orë/ U paraqit në SPAK, Flamur Noka: Isha në ‘SKAP' për një sërë kallëzimesh. Lobimi në SHBA? Nuk kemi...!

U pyet për 1 orë/ U paraqit në SPAK, Flamur Noka: Isha në

“Isha për një sërë kallëzimesh”, u shpreh Flamur Noka pasi doli nga ambientet e SPAK.

Deputeti i PD-së mbërriti në Prokurorinë e Posaçme rreth orës 10:20 dhe doli pas gati 1 ore.

Pasi doli nga Prokuroria e Posaçme, demokrati tha për gazetarët se “Isha në ‘SKAP’ për denoncimet e bëra në fushatën e elektorale, krimin elektoral.

Çdo gjë është ligjore, nuk kemi çfarë të themi më shumë”.

Pjesë nga deklarata për mediat:

Flamur Noka: Krimi elektoral është ai që sot ka vendosur mbi fatin e votës së shqiptarëve.

Janë dhjetëra raste kallëzimesh dhe referimesh që PD dhe opozita ka paraqitur në SPAK, duke nisur që nga Durrësi, Vora, Elbasani, Shkodra, Fieri, Vlora dhe gjithë Shqipëria.

Paraqitët ndonjë provë?

Flamur Noka: Ne nuk kemi organi hetimor, organi hetimor presupozohet të ishte ky këtu mbrapa.

Për cilin kallëzim konkret ishit?

Flamur Noka: Isha për një sërë kallëzimesh që lidhen vetëm me krimet zgjedhore. Konstatova që task forca për krimet zgjedhore kishte vdekur ditën që u krijua.

SPAK ju ka dërguar dy shkresa dhe kërkon informacion nga ana juaj mqs jeni firmëtar i kontratës lobuese në një kompani në SHBA dhe kërkon informacion. A i jeni përgjigjur ju Prokurorisë dhe i keni vendosur në dispozicion materialet?

Flamur Noka: Ne jemi PD, jemi forcë demokratike, transparente, Çdo gjë e kemi vendosur në dispozicion, s’kemi gjë për të fshehur, është ligjore.