AKTUALITET, 20 Janar 2023, 16:36

“‘O paguaj, o vdis’- motoja e Rilindjes për mjekësinë falas!”, deputeti i PD për mungesat në sistemin e shëndetësisë: Pacienti detyrohet të shkojë te privati ose…

“‘O paguaj, o vdis’- motoja e Rilindjes për

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka denoncuar gjendjen që ndodhet QSUT, ku ka mungesë të PTCA Stent në qendrën publike të kardiologjisë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Shehu ka shkruar se pacientët shqiptarë janë të detyruar të shkojnë te privati me pagesa në dorë, pasi motoja e “Rilindjes” për shëndetësi “falas” nuk vlen.

“Mungojnë edhe PTCA Stent-et ne qendrën kryesore publike te kardiologjisë te QSUT.

Te shqipëruara, përdoren për arteriet coronare koronare te zemrës!

Ne shumicën dërmuese te rasteve këtu behet fjale për urgjencën ekstreme ose sub urgjencën kardiake.

Pra pacientet detyrohen te shkojnë te privati me pagese ne dore ose…

“O paguaj, o vdis”- motoja e Rilindjes kjo për shëndetësinë “falas”!

Para pak javësh ngrita te njëjtën gjë për oksigjentorët, pra per kardiokirurgjinë.

E njëjta histori për protezat ortopedike kirurgjikale, jo rrallë për lentet okulistike e kështu me radhe!

Pra pacientet detyrohen qëllimshëm te shkojnë te privati…. duke paguar…ndryshe…

Pasojë e qëllimshme kjo nga një sistem shendetesor i shkatërruar prej një qeverisje te pa përgjegjshme!”, ka shkruar Shehu.