AKTUALITET, 27 Gusht 2025, 18:50

U kapën në lokalin e ish-deputetit Mark Frroku, zbardhen identitetet e inspektorëve të arrestuar me urdhër të SPAK

U kapën në lokalin e ish-deputetit Mark Frroku, zbardhen identitetet e

Zbardhen identitet e dy inspektorëve të arrestuar të IMT-së, dhe dy të tjerëve të shpallur në kërkim.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se pas hekurave përfunduan Gerald Fucia dhe Edmond Çela, ndërsa janë shpallu në kërkim me urdhër të SPAK, Klajdi Zhilla dhe një tjetër.

Këta zyrtarë dyshohet se kanë marrë para nga një subjekt për tenderat, ndërsa janë arrestuar në një lokal në Kombinat. Arrestimi ka ndodhur në lokalin e ish-deputetit Mark Frroku, ku janë marrë dhe kamerat e sigurisë.

Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të skemës së korrupsionit dhe për kapjen e të gjithë personave të përfshirë.