TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 30-vjeçar ëstë vënë në pranga në Kapshticë pasi tentoi të kalonte kufirin me 15 580 euro të padeklaruara. Sipas njoftimit të policisë, në valixhet e të arrestuarit me iniciale L. S., 30 vjeç (pasagjer në një autobus), banues në Manëz, Durrës, gjetën 15 580 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar në kufi, siç e përcakton ligji.
Shuma e eurove u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga strukturat hetimore të DVP Korçë, të cilat referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal për 30-vjeçarin.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.