TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Sienës ka rënë në gjurmët e një shtetasi shqiptar, të dënuar për trafik droge, i cili tashmë është dëbuar nga territori italian.
Autoritetet e policisë kanë zbuluar një grup prej 3 shqiptarësh, ku pas kontrolleve në mesin e tyre rezultoi se ishte dhe 33-vjeçari i dënuar më parë.
Raportohet se ai ishte dëbuar nga Italia në vitin 2016 dhe i ishte ndaluar hyrja në Itali, gjë që e detyroi atë të kalonte aktivitetin e tij kriminal në Zvicër ku u arrestua për të njëjtat akuza.
Pas zbulimit të tij ai u shoqërua nga autoritetet dhe u nis me një fluturim direkt drejt Shqipërisë.