AKTUALITET, 1 Maj 2026, 16:51

EMRI/ Makina përplas për vdekje këmbësorin e moshuar në Shkodër, shoferi arratiset nga vendngjarja

EMRI/ Makina përplas për vdekje këmbësorin e moshuar në

Aksidentohet për vdekje një i moshuar në qytetin e Shkodrës.

Viktima është identifikuar si Haki Bajrami, 77 vjeç, dhe ngjarja ndodhi në hyrje të qytetit, pasditen e sotme.

Nga të dhënat e para hetimore mësohet se një makinë e ka përplasur këmbësorin dhe është larguar nga vendngjarja.

77-vjeçari po lëvizte me një karrocë dore kur është përplasur nga një automjet.

Policia në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.