AKTUALITET, 19 Mars 2023, 18:05

U hedh në kokë karrigen e aspiratorin, shqiptari përleshet me karabinierët, e neutralizojnë me pistoletën elektrike

U hedh në kokë karrigen e aspiratorin, shqiptari përleshet me

Një 23-vjeçar shqiptar është vënë në pranga në Itali pasi është kapur me kokainë. Mediat italiane shkruajnë se karabinierët e kanë ndaluar shqiptarin teksa udhëtonte me një makinë tip “Nissan Pixo”. Gjatë kontrollit, ata kanë vënë re se shqiptari ishte pa leje drejtimi dhe pa dokumente të tjera identifikimi.

Efektivët e shoqëruan në shtëpinë e tij, por ai nuk i lejoi të futeshin brenda. Madje sa mbërritën para derës, shqiptari i kërcënoi dhe u hodhi në kokë një karrige e më pas aspiratorin.

 

Karabinierët e neutralizuan shqiptarin me pistoletën elektrike. Në banesë atij iu gjetën 51 gramë kokainë.