AKTUALITET, 12 Maj 2024, 22:23

U dërgua në spital për ndihmë mjekësore, ndërron jetë e moshuara norvegjeze në Durrës

U dërgua në spital për ndihmë mjekësore, ndërron

Një 83-vjeçare, banuese në Norvegji është dërguar në spitalin e Durrësit për ndihmë mjekësore, por pavarësisht ndihmës së parë, ajo ka ndërruar jetë.

Sipas policisë, dyshohet se e moshuara ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së 83-vjeçares.

Rreth orës 20:00, është dërguar për ndihmë mjekësore në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, shtetasja norvegjeze E. T., 83 vjeçe, banuese në Norvegji.

Pavarësisht ndihmës së parë të dhënë nga personeli mjekësor, 83-vjeçarja ka humbur jetën, dyshohet për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor, në drejtimin e prokurorit, po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së 83-vjeçares.