TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Bamir Topi, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për ligjin famëkeq 7501, për të cilin ai thotë se shkatërroi pronat dhe i la pronarët e vërtetë pa gjë.
Topi bëri edhe një qasje mes këtij ligji dhe marrjes së pronave edhe nga krimi i orgaizuar dhe penetrimi i krimit në ekonomi, sidomos në ndërtim.
"Mund të duket jashtë kontekstit por do ta them. E di kur gjen terren krimi dhe merr këto përmasa që ka marrë tani? I lidhur me politikën, i lidhur me qarqe në segmente të medias, i lidhur edhe me instrumenta të tjerë, që mund të jenë përtej Shqipërisë, sipas meje interpretimi është ky, këtë e ka krijuar si prekursor, si hallkë, politika dhe po e specifikoj.
Është ligji 7501, ligji i pronave, i hartuar nga arkitekti i madh që kërkon rikthimin për herë të tretë. Ligji i pronave, ka sjellë që ish pronarët mbetën me letra në dorë dhe ata që zaptuan u legalizuan dhe është prona më e sigurtë sot në Shqipëri.
Tani do të jap dy shifra. Statistikat e vitit 1938, thonin që Shqipëria kishte 369 mijë hektarë pronë private. Ndërkohë që në strukturën e popullsisë, me prona, vetëm 11% e popullsisë ishte pa pronë. Pastaj kishte pronarë të vegjël, të mesëm, të mëdhenj dhe latifondistë. Nga viti 45' deri në 91’, u përfituan plus 371 mijë hektarë tokë, që u futën në zërin kadastral arë. Pra, në 91' kishim 740 mijë hektarë tokë. Pronarët nuk u trajtuan, iku një pjesë, nuk u dha mundësia që në pjesën tjetër që ishte në posedim të shtetit, të merrnin dhe të kompesoheshin, as kjo nuk u bë. Madje, do ta konsideroj cinizëm dhe poshtërsi që kush ishte kryeministër? Ai që kishte bërë gjëmën me 7501 me pronarët, na fut teorinë Shqipëria 1 euro. Ku thotë? Në pjesën preferenciale, ku sot është turizmi elitar. Vjen ky tjetri për investime strategjike. Në fund fare cfarë prodhoi kjo? Ai që ka futur një sasi parash, në rrugë legale apo jo legale, po nuk e pate mirë me kryeministrin nuk merr status investitor strategjik. Në fund fare kur ai bën këtë të mirë, fut në lojë gjithë influencën, ekonomike, politike dhe në shumë element të tjerë, e bën krimin të penetrojë në mënyrën e tij.
E dyta, dobësimi i shtetit, ndërhyrja në infrastrukturën e shtetit, në polici, në organet e sigurisë, të njerëzve të pacertifikuar, sepse na kanë dalë... Atëherë, ku është siguria? Ku e kemi këtë lloj sigurie ne?", tha ndër të tjera Topi.