AKTUALITET, 19 Dhjetor 2024, 18:51

“Shqipja nuk do të shfuqizohet”/ Zv.ministri i Jashtëm i Shkupit: Nuk do të dëmtohen marrëdhëniet ndëretnike

“Shqipja nuk do të shfuqizohet”/ Zv.ministri i Jashtëm i

Zëvendësministri i jJashtëm i Maqedonisë së Veriut, Zoran Dimitrievski, foli nga Korça për çështjen e gjuhës shqipe. Teksa vlerësoi lidhjet e forta mes dy vendeve, numri dy i diplomacisë maqedonase tha se Gjykata Kushtetuese nuk pritet ta miratojë vendimin për shfuqizimin e gjuhës shqipe.

“Shqiptarët përbëjnë një përqindje të konsiderueshme të popullsisë, dhe përdorimi i gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare është një element i rëndësishëm për të garantuar sigurinë dhe barazinë e tyre.

Nuk pritet që Gjykata Kushtetuese të miratojë vendime që cenojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe, pasi një veprim i tillë do të dëmtonte marrëdhëniet ndëretnike dhe harmoninë shoqërore në vend. Është e rëndësishme që shqiptarët në Maqedoninë e Veriut të ndihen të sigurt dhe të respektohen për të drejtat e tyre gjuhësore”.

Zyrtari i lartë maqedonas ishte këtë të enjte në Universitetin e Korçës, ku mori pjesë në konferencën shkencore “80 vjet arsim në gjuhën amtare maqedonase në Shqipëri”.