TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas një ditë me vatra paralele të shumta zjarri në Fier dhe në Patos, mëngjesin e së dielës të gjitha vatrat janë shuar. Në pyllin me pisha në Darzezë dhe në Peshtan nuk ka asnjë vatër aktive ndërkohë që edhe në Margëlliç, ku u angazhuan shumë forca zjarrfikëse, zjarri është vënë në kontroll.
Zjarri në Patos mori përmasa të mëdha dhe u desh angazhimi i forcave të Fierit, Patosit, Rroskovecit, Lushnjes, kompanisë Albpetrol, Vlorës dhe Beratit, të ndihmuara edhe nga grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe të ushtrisë, për të mbrojtur veçanërisht zonat e banuara dhe puset e naftës.
Ditën e djeshme u aktivizuan njëkohësisht mbi 11 vatra zjarri duke vënë në vështirësi edhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat me përparësi kanë parë vatrat më problematike.