TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka vijuar me akuza të forta në Kuvend ndaj qeverisë, për katër projektet infrastrukturore të cilat janë shembur gjatë ditëve të fundit, duke i cilësuar si “kryevepra korrupsioni”.
Blushi deklaroi se qeveria u ka akorduar pensionistëve “aq sa vjedh Balluku me Ramën me një dorë vetëm në tunelin e Llogarsë”.
“Pak ditë më parë, 4 kryevepra korrupsioni u shembën. 260 milionë euro Qukës-Qafë Plloçë, 80 milionë euro Korçë-Ersekë, 140 milionë euro Aeroporti i Vlorës, noton në ujë sot”, deklaroi ai.
Blushi vijoi akuzat duke kërkuar që kryeministri të çojë në Gjykatën Kushtetuese jo vetëm ankimimin për pezullimin e zv.kryeministres Belinda Balluku, por edhe fotot e veprave të shembura për të marrë një interpretim.
“Unë e ftoj kryeministrin që bashkë me kërkesën për pezullimin e zv.kryeministres të çoj në Kushtetuese edhe disa foto të këtyre katër veprave të korrupsionit. Se ndoshta ka ndonjë interpretim kushtetuese se si ka mundësi që 6 milionë euro kilometri u shembën si thes me oriz”, tha ai më tej.
Tedi Blushi: Këtë vit, kjo qeveri iu ka akorduar pensionistëve aq sa vjedh Balluku me Ramën me një dorë vetëm në tunelin e Llogarsë. Pak ditë më parë, 4 kryevepra korrupsioni u shembën. 260 milionë euro Qukës-Qafë Plloçë, 80 milionë euro Korçë-Ersekë, 140 milionë euro Aeroporti i Vlorës, noton në ujë sot.
Sigurisht, famozja Krdhiq-Delvinë, të katërta të shembura. 650 milionë euro me të cilat pensionistët do të kishin vitin e ardhshëm jo 60 lekë në ditë ata që qytet dhe as 20 lekë në ditë ata në fshat, por të paktën pensione 6 herë më të rritura.
Çudi, ku është zëri atyre që u kanë zgjedhur ju si deputetë. Unë sigurisht nuk pres që e mençura Zegjine të ketë eksperiencën e Dritëro Agollit, por si nuk doli xhanëm një burrë nga ju t’i thotë ndal kësaj qeverie. A keni prindër, gjyshër, fëmijë, a ju vjen turp kur shkoni në shtëpi, kur dilni në zonë?
Si nuk doli një nga ju të flas për rritjen e pensioneve, për pagat. Jeni zgjedhur këtu, po u them pensionistëve të mos mashtrohen, se 60 lekë në ditë është tallje, poshtërim, fyerje. Kjo qeveri i ka të gjithë mundësitë, të paktën të dyfishonte pensionet, sot jemi edhe 2-3 dekada pas në raport me masën me rritjen e pensioneve të qeverive…
Unë e ftoj kryeministrin që bashkë me kërkesën për pezullimin e zv.kryeministres të çoj në Kushtetuese edhe disa foto të këtyre katër veprave të korrupsionit. Se ndoshta ka ndonjë interpretim kushtetuese se si ka mundësi që 6 milionë euro kilometri u shembën si thes me oriz.
Te çoj në Gjykatës kushtetuese fotot e aeroportit të Vlorës për të marrë nga gjykata edhe një interpretim kushtetues, se si ka mundësi që kjo kryevepër u shndërrua në një liqen për rosa dhe lejlekë. Të çoj fotot e rrugës Korçë-Ersekë, të marrë interpretim se si ka mundësi që 80 milionë euro ose baraz me fondin vjetor për rritjen e pensioneve, u shembën si një thes kashte.