TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një automjet është djegur gjatë natës në lagjen nr. 8 të qytetit të Korçës. Sipas policisë makina ka qenë e parkuar, në momentin që është përfshirë nga flakët.
Zjarrvënia e makinës dyshohet të jetë e qëllimshme.
Pronari i makinës, shtetasi A.Z është emër i njohur për policinë e Korçës. Aktualisht ai vuan dënim në burgun e Drenovës për drogë. Kjo është hera e dytë që i djegin mjetin.
Nga policia po punohet për identifikimin e autorëve.
“Më datë 25.07.2022, rreth orës 23:55, në lagjen nr. 17, Korçë, ka rënë zjarr dhe është djegur automjeti tip “Benz” në pronësi të shtetasit A. Z., banues në Korçë, i cili ka qenë i parkuar në rrugë. Nga hetimet e kryera, dyshohet se zjarri mund të jetë vënë qëllimisht.
Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për hetime të mëtejshme”, njofton policia.