AKTUALITET, 25 Korrik 2022, 21:24

Përse fton në studio personazhe groteske me pseudonime kafshësh? Çani: Ujqërit janë pjesë e halesë, por më duan shumë kur e them këtë!

Përse fton në studio personazhe groteske me pseudonime kafshësh?
Arjan Çani dhe një nga "ujqërit" e Zonë e Lirë

Arjan Çani thotë se shqiptarët kanë kuriozitet të shohin në televizion anët e errëta dhe të shëmtuara të njerëzve, ndaj ai fton në studio personazhe groteske që shpesh mbajnë pseudonime kafshësh.

I ftuar në “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Çani shpjegoi “filozofinë” e pjesës së tretë të emisionit, ku shpesh ftohen këta personazhe.

Pjesë nga biseda:

Ylli Rakipi: Shpesh ti fton në studio, aty nga pjesa e tretë, personazhe groteske me emra kafshësh.

Arjan Çani: Ujqërit…

Ylli Rakipi: Përse i duhen treguar publikut këta? Ka njerëz që të kritikojnë për këtë gjë. A mund t’ua thuash sot?

Arjan Çani: Mos prit ta them këtë, sepse nuk mund të tregoj sekretin e një gjëje që funksionon. Si recetë. Ata do të jenë te unë. Arsyet përse janë, mendoj se publiku e kupton, nuk është budalla.

Ylli Rakipi: Edhe i duan ata, ti ke shikueshmëri të lartë, ndryshe nuk do ti shihnin.

Arjan Çani: E ke vënë re këta njerëzit e famshëm, milionërë, miliarderë që dalin në rrjetet sociale, si ka munëdsi që nuk tregojnë asnjëherë pjesën tjetër të tyre? Përshembull kur shkojnë në tualet, nuk e tregojnë përmjerjen? Herë pas herë njerëzit janë kuriozë ta dinë… Të shohin pjesët e errëta… Këta ujqërit janë pjesa e halesë, e WC!

Ylli Rakipi: Mos e the gabim tani dhe nuk të vijnë më?

Arjan Çani: Ata vijnë, sepse ata më duan më shumë kur e them këtë gjë. Ata e dinë, janë në rol. Në këtë jetë nuk është asgjë keqkuptim, të gjithë kemi një rol për të luajtur.

Ylli Rakipi: Cfarë mendon se kërkon shikuesi shqiptar nga televizionet?

Arjan Çani: Mendoj se kërkojnë shumë gjëra. Por, unë them cfarë i jap unë.

Ylli Rakipi: Mos e kemi gabim, që ne japim shumë politikë? Ngrysen dhe gdhihen politikanët në televizione. Media është në një shterpësi të tillë, që i thërrët.

Arjan Çani: Mendoj se ata që shohin politikë, shohin politikë në të gjithë rastet. Përvec rasteve që ka diarera të tjera nëpër televizone, është ajo pjesë tjetër nevojtores, Big Brother dhe këto, janë diare… Njerëzit kanë nëvojë për nevojtore.

Ylli Rakipi: Ndoshta sa më shumë vulgaritet, aq më shumë shikueshmëri.