TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Andi Bushati dhe gazetarja Klodiana Lala debatuan në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, për akuzën e ngritur ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe refuzimit të tij për t’u paraqitur te policia gjyqësore. Ndërsa Lala u shpreh se Berisha do të dilte i fituar nëse do të zbatonte vendimin e gjykatës, Bushati u shpreh se rruga e refuzimit që ndoqi ish-kryeministri tregoi shumë defekte dhe se SPAK-u veproi si vegël politike.
Pjesë nga debati
Klodiana Lala: PD dhe zoti Berisha nuk pranuan të përballen me drejtësinë. Mbase do të ishte më i fituar po ta zbatonte vendimin e gjykatës.
Mendoj se zoti Berisha mund të ishte më i fituar nëse do të jepte shembull, që të zbatonte vendimin e gjykatës. Të jepte shembull.
Berisha do të kishte mundësinë me proces urgjent dhe të shpejtë, të dëshmonte që nëse është i pafajshëm, nuk do të ishte në këtë situatë që është sot.
Me sa duket Berishës i intereson të flitet për procedurën dhe jo për provat dhe faktet.
Andi Bushati: Kjo që thotë Klodi e kam dëgjuar nga shumë njerëz. Ore pse mos bënte qengjin Sali Berisha? Jep gjykata vendim dhe e zbaton, ndiq procesin.
Ylli Rakipi: Ti Bushat, po të thirri do të vesh?
Andi Bushati: Kur mua më thanë do të marrim kompjuterin, i kam thënë nga mua nuk e merrni kurrë, shpërtheni dyert. Dhe Strasburgu më dha të drejtë. Drejtësinë e dhjerë të këtyre, kur e kam kuptuar që është politike nuk e kam zbatuar.
Berisha zgjidhi rrugën obstruksioniste. Po të bënte Berisha qengjin, nuk do të kisha parë ata palaço avokatë atje. Nuk do të kisha parë seanca karagjoze në parlamentin shqiptar. Nuk do të kuptoja që gjykatësja është në konflikt interesi.
Obstruksionizmi i Berishës na nxori defekte të SPAK dhe të GJKKO, në bashkëpunim me një Parlament që ishte në rakordim me SPAK, tregoi që SPAK po vepron si vegël politike. Po të mos bënte këtë Berisha do të thosha që gjërat janë normale dhe qytetari Sali Berisha po i bindet një drejtësie ëngjëllore të një vendi demokratik.