TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetarja Klodiana Lala, ka zbuluar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, se SPAK po heton AKSHI-n.
E pyetur nga Ylli Rakipi, lidhur me një kallëzim të bërë në SPAK nga një gazetar, por edhe për çështje të tjera të lidhura me AKSHI-n, Lala tha se bëhet fjalë për një institucion problematik dhe se duhet hetim i thelluar.
"Ka një hetim në Prokurorinë e Posaçme. Prokuroria e Tiranës ka dështuar për personat që kanë hakeruar. AKSHI duhet të hetohet nga A deri të ZH. Ka problematikë thelbësore në atë institucion.
Të dhënat tona personale dhe sensitive janë në duar të paautorizuara, që mund të përdoren për terrorizëm, krim të organizuar, etj.
Këtu është momenti që SPAK, duhet të hapë një hetim të zgjeruar, të mos kufizohet në një pikë apo kallëzim, për të parë se si të dhënat e qytetaëve kanë përfunduar në mënyrë të paautorizuar. Ka një çështje të nisur por të fjetur.
SPAK mund të shkojë deri në sekuestrim apo bllokim të sistemit, të kalojë në sherbime manuale, derisa të zgjidhet problemi. Pasojat do të ndihen disa vite më vonë.
Kemi patur ndërhyrje në TIMS dhe sisteme të tjera", tha Lala.