TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se ish drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka takuar ish agjentin e policisë Jeton Lami, personi që shoqëronte Ervis Martinajn dhe tashmë është i arrestuar.
Gazetarja tha se Lami i ka treguar Nanos emrat e zyrtarëve të korruptuar të policisë, që ishin në listëpagesën e Ervis Martinajt.
Gjithashtu ai i ka bërë me dije të gjitha lëvizjet e fundit të Martinajt, ndaj sipas gazetares, kjo shpjegon deklaratën e Edi Ramës, se policia e ka një përgjigje por ende priten prova.
"Jeton Lami i ka treguar Gledis Nanos të gjithë lëvizjet e Ervis Martinajt. Kanë qëndruar 15 minuta kokë më kokë. Kanë folur edhe për emrat e zyrtarëve të korruptuar që ishin në listëpagesen e Martinajt.
Jeton Lami është një segment por ka plotë të tillë nga policia që e kanë mbështetur dhe shoqëruar Ervis Martinajn", deklaroi ndër të tjera Lala.