AKTUALITET, 23 Maj 2025, 09:46

Tragjike/ Ngjarja e rëndë në Kurbin: 37-vjeçari i jep fund jetës me çifte në shtëpinë e tij

Tragjike/ Ngjarja e rëndë në Kurbin: 37-vjeçari i jep fund

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Varvalak, Mamurras, ku një 37-vjeçar është gjetur pa shenja jete Brenda shtëpisë së tij në orët e para të mëngjesit të së premtes.

Sipas asaj që raporton policia, shtetasi S. B. i ka dhënë fund jetës, duke qëlluar veten me çifte.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.