AKTUALITET, 13 Maj 2024, 23:00

Topi: SPAK nuk u krijua me vullnetin autonom të politikës shqiptare, do ta forcojë autoritetin e tij

Topi: SPAK nuk u krijua me vullnetin autonom të politikës shqiptare,

Ish-presidenti Bamir Topi, ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV. I pyetur nga Ylli Rakipi për punën e SPAK, Topi tha se kjo strukturë nuk është krijuar me vullnetin autonom të politikës shqiptare, por u ngrit dhe u mbështet nga amerikanët dhe me kalimin e kohës do të forcojë autoritetin e tij.

“SPAK nuk është krijuar me një vullnet autonom të politikës shqiptare, kështu që nga kjo pikëpamje bie çdo lloj paralelizmi me vende të tjera. U ngrit dhe u mbështet nga amerikanët. Ky është solid dhe me kalimin e kohës do të forcojë autoritetin e tij. Është institucion i ri dhe pritshmëritë janë shumë të mëdha. Për një episod nga më të thjeshtët thuhet: Do të të denoncoj në SPAK!

SPAK ka edhe kufizimet e veta në organikë. Është ngritur për të hetuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, por procesi hetimor është i gjatë dhe profesional.

Koha do ta tregojë. Nuk mund të paragjykoj punën  e tyre nëse do të jenë objektivë dhe pa influenca politike”-tha Topi.