AKTUALITET, 13 Maj 2024, 22:24

"Nuk ka lidhje Martinaj dhe njerëzit e tij"/ Artan Hoxha për ekzekutimin e Roan Brahimit: E takova në Dubai, u çudita...

"Nuk ka lidhje Martinaj dhe njerëzit e tij"/ Artan Hoxha për

Artan Hoxha ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku ka folur për ekzekutimin e Roan Brahimit, i njohur si armik i Ervis Martinajt. 

Hoxha tha se është takuar me Brahimin në Dubai dhe se ishte çuditur që, me problemet që kishte, ai ka vajtur në Greqi, ku edhe u eleminua. Gazetari shpjegoi të shkuarën kriminale të viktimës dhe ngjarjet ku dyshohet se është përfshirë. 

"Ngjarje që ka ndodhur në datën 9 maj në Athinë. E kemi diskutuar, Athina është qyteti më i rrezikshëm për jetën. Grupet tona më të rrezikshme.

Roan Brahimin (Sidi), e kam takuar për herë të fundit në Dubai.

Konflikti me Martinajn? E kanë thirrur. Më saktë një njeri i veti e ka çuar në mirëbesim, e kanë marrë peng dhe e kanë dhunuar. Mbrapa, u ka kërkuar që ose më vrisni, por mos më torturoni. Atë e kanë torturuar. Ka qenë armik i betuar ndaj Martinajt. Këta kërkonin të armatosur Vis Martinajn dhe njerëzit e tij.

Më mbrapa është akuzuar për pjesëmarrje në vrasjen e Brilant Martinajt në vitin 2022. Është shpallur në kërkim. Është nxjerrë në kërkim policor, por nuk ka dhënë deklarime.

Ngjarja e fundit ku është përmendur emri i Sidit, është vrasja e Gentjan Bejtes. U arrestua kunati i tij dhe një i afërm si i përfshirë në atentat.

Por, akuza ishte që këtë punë e ka organizuar Sidi. U çudita që kishte vajtur në Athinë, duke ditur problemet që ai kishte. Nuk ka lidhje me Vis Martinajn, as njerëzit e tij, me vrasjen e Sidit", tha Hoxha.