TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një trup i pajetë është gjetur në lumin Lana në zonën e Brrylit mëngjesin e sotëm.
Trupi është zbuluar rreth orës 09:00 dhe viktima ende nuk është identifikuar.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e viktimës.
Njoftimi i policisë:
Më datë 14.12.2023, rreth orës 09:00, te Brryli, në lumin Lana, është gjetur trupi i pajetë i një shtetasi ende të paidentifikuar, në pamje të parë pa shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e trupit të pajetë dhe për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.