AKTUALITET, 14 Dhjetor 2023, 10:44

Edmond Spaho ndez tymuese në parlament. Lindita Nikolla lexon rendin e ditës

Edmond Spaho ndez tymuese në parlament. Lindita Nikolla lexon rendin e

Tensionet mes deputetëve kanë vazhduar brenda parlamentit. Në një kohë që kryeparlamentarja, Lindita Nikolla po lexonte rendin e ditës, deputeti i PD, Edmond Spaho ka ndezur tymuese.

Maxhoranca ka hequr nga rendi i ditës marrëveshjen e firmosur nga kryeministri Edi Rama me homologen italiane Giorgia Meloni për emigrantët.

Kujtojmë që Gjykata Kushtetuese mori dje vendimin për pezullimin e për të shqyrtuar padinë e bërë nga deputetët e opozitës për marrëveshjen me Italinë.

Padia do të shqyrtohet më 18 janar, në orën 10:00, ndërsa Partia Socialiste kishte planifikuar që marrëveshja të votohej në Kuvend ditën e sotme.