TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

PS kërkon masë disiplinore për dy deputetë të opozitës, Edi Palokën dhe Petrit Dodës.
Mësohet se Sekretariati i Etikës mblidhet sot në orën 15:30 për vendimin. Grupi parlamentar i PS kërkon masë për Palokën pasi dogji rregulloren, ndërsa për Dodën, për hakërrim dhe fyerjet ndaj Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt.
Kujtojmë se dje seanca plenare u përfshi nga kaosi, ku deputetë të opozitës tentuan të prishnin seancën. Ndërkohë një grup u përplasën me Gardën, duke i hedhur miell.