TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Biznesmeni Gjergj Luca ka treguar nëpërmjet një videoje gjithë procedurën e përgatitjes së peshkut ton.
Ai shprehet se baza është peshk i freskët i ujërave të Detit Mesdhe, i cili përpunohet nëpërmjet një teknologjie moderne.
Luca thekson se toni është plot me Omega 3, është plot me një yndyrë të jashtëzakonshme që i bën mirë shëndetit, zemrës, njerëzve që mbajnë dieta, është e mushur plot me vitamina.
Sipërmarrësi nënvizon se ky ton është i rekomendueshëm për jetëgjatësi.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që të përdorin produkte "Made in Albania" për shkak të cilësisë dhe vlerave ushqyese që kanë.
"Ejani me mua të dashur miq në këtë udhëtim informues për peshkun 'ton' dhe mësoni sekretet profesionale pse prodhimet shqiptare janë më të mirat në botë. Të adhurosh profesionin dhe biznesin do të thotë që ke rënë në dashuri me klientelën, ndaj blini e konsumoni prodhimet Rozafa se brenda tyre do të gjeni peshkun e freskët, vitaminat e duhura dhe zemrën tonë...", shprehet Luca.