TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ambasada e SHBA në Tiranë ka publikuar në rrjetet sociale, pamje nga një stërvitje e përbashkët mes Forcave Speciale të Shteteve të Bashkuara dhe atyre shqiptare.
“Nën vëzhgimin e instruktorëve të Forcave Speciale të Shteteve të Bashkuara, operatorët e Forcave Speciale Shqiptare kryen një stërvitje intensive lëvizjeje dhe zbulimi në kompleksin e Regjimentit të Forcave Speciale të Zall Herrit këtë muaj”, thuhet në njoftim.
Nga stërvitjet e vazhdueshme që kanë kryer dy vendet, është vënë në dukje synimi për rritjen e kapaciteteve operacionale dhe forcimin e bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve.