TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Teksa përfundon afati prej 24 orësh që u la për stafin e ambasadës së Iranit për tu larguar nga Shqipëria, duket se incidenti i parë është shënuar. Dyshohet se stafi ka refuzuar që të dorëzojë në mënyrë diplomatike ish-godinën ku qëndronin.
Gjendur në këtë situatë Antiterrori, RENEA dhe njësia Antieksploziv do të kontrollojnë godinën ku ishte ambasada e Iranit.
Kujtojmë se Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin pas sulmeve kibernetike që ky shtet bëri ndaj vendit tonë.
Gjatë mbrëmjes së djeshme, stafi i ambasadës së Iranit, dyshohet se ka djegur shumë dokumente konfidenciale për të mos lënë gjurmë të dyshimta pas.