AKTUALITET, 12 Janar 2024, 13:49

SPAK kërkon 4.6 vite burg për ish-kryebashkiakun e Kukësit, pretenca për Safet Gjicin dhe Alma K.

SPAK kërkon 4.6 vite burg për ish-kryebashkiakun e Kukësit,


Ndërkohë 1.6 vite burg ka kërkuar për Alma K. vajzën e cila dha favoret seksuale për të përfituar projektin.

Prokurorja e Posaçme, Manjola Kajana, lexoi sot në gjykatë pretencën. Vetë Gjici nuk ishte i pranishëm në gjykatë ndërsa Alma K. u paraqit me avokatin e saj.

Pas pretencës i takon palës mbrojtëse të japë konkluzionet dhe më pas thotë fjalën e fundit GJKKO.

Si Gjici dhe Alma kanë kërkuar gjykim te shkurtuar, kërkesë e pranuar dhe nga gjykata. Nëse GJKKO pranon kërkesën e SPAK Gjici në përfundim vuan 3 vite burg ndërsa  Alma K 1 vit.

Ngjarja u bë publike më 19 qershor 2023 ku nëpër whatsapp u përhap me shpejtësi video ku Safet Gjici i cili kishte vetëm një muaj që kishte fituar zgjedhjet në bashkinë e Kukësit kryente marrëdhënie seksuale me Alma K. në zyrën e tij në godinën e bashkisë së këtij qyteti. Skandali u pasua me arrestimin e Safet Gjicit më 24 qershor 2023, për akuzën e korrupsionit pasiv ndërsa protagonistja e videos Alma K. u akuzua për korrupsion aktiv dhe u hetua e gjykua në arrest shtëpie.