TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga Elbasani tha se sot më 8 mars është një ditë për reflektim. Në një komunikim me gazetarët, Meta u shpreh se duhet të mbështeten më shumë gratë, pasi në këtë mënyrë i japim një mbështetje të sigurt familjes.
“Kënaqësi të isha sot në Elbasan, ti uroja nënave dhe grave të Elbasanit këtë festë e cila na fton për të reflektojmë më shumë në mbështetje të tyre, sepse kjo është mbështetja më e sigurt që i japim familjes tonë dhe shoqërisë tonë dhe mirë edukimit të fëmijëve tanë”, tha Meta.
I ndalur tek zgjedhjet e 14 majit, Meta u shpreh se me Luciano Bocin kryebashkiak do ta heqin Elbasanin nga kreu i listës së kriminalitetit dhe problemeve sociale.
“Ditën e sotme Prezantuam udhëheqësen listës tonë për këshillin bashkiak, një akademike që mendoj që së bashku me kryebashkiakun e ardhshëm të Elbasanit, Luciano Boci do bëjnë të mundur që me vizionin e tyre të rimëkëmbin traditat më të mira të këtij qyteti dhe të tregojnë vizionin dhe të realizojnë atë program i cili e heq njëherë e përgjithmonë Elbasanin nga fundi i renditjes sa i takon zhvillimit të vendit dhe nga kreu i renditjes sa i takon kriminalitetit dhe problemeve të rënda sociale”, u shpreh Meta.