TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali, pasi u kapën me kokainë.
Ata vepronin në zonat e Montefalcos, Trevit dhe Folignos ndërsa bashkëpunonin edhe me shqiptarë të tjerë të cilëve u shisnin edhe kokainë. Karabinierët e Compagnia di Foligno sekuestruan 1.2 kilogramë kokainë si dhe 14 mijë eurove cash. Ndërsa u vendosën në pranga dy shqiptarë pas urdhër arrestit të lështuar nga Gjykata e Spoletos.
Sipas mediave italiane, arrestimet vijnë pas një hetimi kompleks, të nisur tetorin e kaluar, përmes të cilit policia arriti të konstatonte episode të shumta të trafikut të drogës, veçanërisht kokainës, në zonat e Montefalcos, Trevit dhe Folignos.
Hetimet e kryera nga policia italiane nxorën në dritë një kompleks i vendosur në një zonë rurale në bashkinë Montefalco, që shërbente si si bazë e logjistikës së trafikut të drogës, ku mbanin të fshehur lëndët narkotike, të cilën e shisnin me shumicën te bashkatdhetarët e tyre.