TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili u shpreh se aksioni opozitar do të ketë një intensifikim në rritje.
Në një intervistë për Ora News, ai tha se tashmë Rama është i frikësuar dhe në panik sepse opozita nuk bën me kompromise, pasi Bash nuk është më në krye të PD-së.
Vasili: Do të ketë një intensifikim, por unë nuk jam në gjendje tu them një datë konkrete. Vendimet do të jenë të njëpasnjëshme dhe do të ketë një frymë rritëse dhe nuk do të ulet në asnjë rast. tashmë ka një opozitë që lufton në mënyrë ballore dhe nuk ka më lidershipin e dikurshëm të PD-së, ku Lulzim Basha shiti opozitarizmin në vend. Kjo opozitë nuk ka kompromis dhe nuk ka më lidershipin e shëmtuar të dikurshëm të PD-së. Kjo i ka futur frikën dhe panikun qeverisë.