AKTUALITET, 4 Shtator 2022, 18:32

Rezultonte i zhdukur prej dy ditësh, gjendet i vrarë biznesmeni shqiptar në Itali (EMRI)

Rezultonte i zhdukur prej dy ditësh, gjendet i vrarë biznesmeni

Biznesmeni shqiptar i identifikuar si Fatmir Ara, 43-vjeç, është gjetur në një zonë në fshatin San Carlo Cavanese (Torino).

43-vjeçari është i qëlluar me armë dhe është gjetur në tokë pak hapa larg një karroce të parkuar përgjatë një rrugice të vogël.

Fatmir Ara rezultonte i zhdukur që prej 2 shtatorit.

Ndërkohë ditën e djeshme karabinierët e kompanisë Venaria, gjatë kërkimeve e gjetën atë në një fushë të San Carlo Canavese, në fshat. Sakaq  hetimet po koordinohen nga prokuroria e Ivreas.