AKTUALITET, 4 Shtator 2022, 12:44

News 24: Ja pema që ka vizatuar Edi Rama për resortin "Prestige"! Pse po na i prish pishinat dhe pistën?

News 24: Ja pema që ka vizatuar Edi Rama për resortin

Prishja e pishinave të resortit "Prestige" nga IKMT, vijon të transmetohet në televizionin privat të Irfan Hysenbelliut, minutë pas minute.

Ngjarja ka marrë përmasa groteske, pasi po dalin detaje se si vetë Edi Rama e ka "bekuar" resortin me prezencën e tij, ndaj sot kjo prishje që po ndodh nuk kuptohet fare nga pronarët e resortit. 

Pasi publikuan drekat që ka ngrenë Rama me Hysenbelliun dhe Pacollin dhe detaje nga dhomat që ka përdorur Taulant Balla për të fjetur, sot News24, ka publikuar edhe një vizatim, që thotë se është vizatim i Edi Ramës. Vizatimi është një pemë e ideuar ekskluzivisht nga Edi Rama për resortin dhe mban emrin "pema e jetës". 

News24 ngre pyetjen, se si mund të prishen pishinat dhe pista e ndërtuara mbi rërë dhe det, kur Edi Rama ka vizatuar "pemën e jetës" dhe ka bërë xhiro mbi të njëjtën pistë që sot po shembet?  

Kujtojmë se Ministria e Brendshme sqaroi se Hysenbelliu nuk ka plotësuar kushtet e lejes ndaj objektet që po shemben janë pa leje dhe duhet liruar hapësira publike. 

Pema e vizatuar nga Edi Rama, transmetuar ekskluzivisht në News24: 

News 24: Ja pema që ka vizatuar Edi Rama për resortin