AKTUALITET, 25 Dhjetor 2023, 17:35

Situata e rëndë nga zjarri në Lushnjë, Balla dhe Rrumbullaku shkojnë në vendngjarje

Situata e rëndë nga zjarri në Lushnjë, Balla dhe Rrumbullaku

Zjarri i rënë në qendrën tregtare në Lushnjë vijon të jetë aktiv. Për shkak të gjendjes së rënduar në vendngjarje kanë shkuar edhe ministri i punëve të brendshme Taulant Balla, drejtori i Përgjithshëm i policisë Muhamet Rrumbullaku si dhe deputeti Erion Braçe.

Ndonëse kanë nisur evakuimet nga qendra tregtare dhe pallatet ngjitur me të, ende nuk dihet se sa është numri i personave të bllokuar.

Ndërkohë bëhet me dije se është kërkuar ndihme nga stacione zjarrfikëse të tjera.