AKTUALITET, 25 Dhjetor 2023, 16:13

Momente paniku në Lushnjë, dyshohet për persona të bllokuar dhe asfiksuar në pallatin e përshirë nga zjarri

Momente paniku në Lushnjë, dyshohet për persona të bllokuar

Dramatike paraqitet situata në Lushnjë, ku një qendër tregtare në një pallat është përfshirë nga zjarri. Situata është tepër serioze në pallatin 12 katësh në Lushnje, ku katet e para shërbejnë si qendër tregtare, dhe katet e tjera si banesa.

Mësohet se pjesa më e madhe e familjeve që banojnë në këtë pallat janë evakuuar, por dyshohet se ka disa persona që kanë mbetur të bllokuar.

Ka dyshime se në katër hyrje ka ende persona brenda. Sipas dëshmive thuhet se disa prej këtyre personave nuk po përgjigjen ne telefona, çka shton frikën për asfiksim dhe bllokim në ambientet e shtëpisë. Ndërkohë zjarrfikëset e kanë pasur të vështirë të ndërhyjnë për shkak të pallateve që janë shumë pranë njëri-tjetrit.