TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një lajm i Top Channel, ku pretendohet se sistemi TIMS nuk është kthyer në punë ende, ka sjellë një reagim shumë të ashpër nga kryeministri Rama.
Në kronikën e televizionit pretendohet se "sistemi nuk është kthyer" dhe se "komisariatet nuk mund të ofrojnë shërbime, ndërsa në pikat kufitare, duke nisur nga Rinasi, policët vetëm fotografojnë pasaportat".
Rama ka reaguar duke e cilësuar të pavërtetë dhe "tallava ekranesh" këtë raportim.
"Kjo s'është "Festë për kriminelët"po një festë tallavaje për ekrane e portale që s'duan t'ia dinë për publikun që i sheh e lexon, se për më shumë si psh për dinjitetin kombëtar është edhe gjynah t'iu kërkosh!Jo që s'po gënjen qeveria,po vetëm qeveria s'po gënjen në këtë mexhelis!", shkruan kryeministri.
Gazetarja Bezat tha në një raportim për Top Channel se "në komisariate efektivëve, iu është dhënë një urdhër i brendshëm për të mos i ndezur kompjuterët dhe për të mos i lidhur ato me internet".
Rama kë bërë edhe një postim të dytë, duke shpërndarë reagimin e ministrit Bledi Çuçi, ku ngrihet pyetja se si mund të punojnë sportelet elektronike në Rinas, nëse sistemi TIMS nuk funksionon.
