TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ngriti në samitin Rajonal të Liderëve të Brdo-Brijunit shqetësimin e sulmeve kibernetike në vendin tonë.
Në fjalën e tij, Kreu i Shtetit tha se ky është një rast për të treguar që BE duhet të përshpejtojë procesin e integrimit.
“Shpresojmë që BE-ja në tërësi të ketë kuptuar përfundimisht se Koha ka rëndësi!, – se ne duhet të përshpejtojmë procesin e zgjerimit.
Kjo do të ishte përgjigjja më e mirë ndaj lakmisë së vazhdueshme të aktorëve të tretë, për të rritur ndikimin dhe praninë e tyre destabilizuese në rajon”, tha Presidenti.
Nisur edhe nga rasti i fundit i sulmit kibernetik në vendin tonë, Kreu i Shtetit u shpreh se “disa shtete anëtare të BE-së duhet të kujtohen për rëndësinë e sigurisë dhe prosperitetit në Ballkanin Perëndimor, jo vetëm për shkakun tonë, por edhe për vetë BE-në”.