AKTUALITET, 28 Dhjetor 2023, 15:37

Shtyhet sërish masa e arrestit për ish-kryeministrin Berisha, ja kur do të mbahet seanca në GJKKO

Shtyhet sërish masa e arrestit për ish-kryeministrin Berisha, ja kur

Shtyhet sërish masa për ish-kryeministrin Sali Berisha. Seanca e radhës në GJKKO do të mbahet të shtunën, në orën 12:00.

Prokuroria e Posaçme i kërkoi gjykatës ashpërsimin e masës së sigurisë duke argumentuar se Sali Berisha nuk ka respektuar vendimin e gjykatës që e detyronte atë të paraqitej në prokurori të hënën e parë dhe të tretë të muajit.

Ish-kryeministri akuzohet për korrupsion mbi procedurat e privatizimit të ish kompleksit Sportiv Partizani, i cili dyshohet nga SPAK për korrupsion pasiv, duke favorizuar dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, një nga pronarët e atij trualli, ku më pas u ndërtuan një grup pallatesh.