AKTUALITET, 28 Dhjetor 2023, 13:18

Deklarata e kreut të SPAK për inceneratorët/ “Institucion gjobëvënës”, Berisha: Altin Dumani, një majtist i pakorrigjueshëm!

Deklarata e kreut të SPAK për inceneratorët/ “Institucion

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklaratën e kreut të SPAK, Altin Dumani, ndër sa e cilësoi këtë të fundit një majtist të pakorrigjueshëm.

“Fakti që zoti Dumani ka pasur një çështje të veçantë, ky copëtim është copëtimi i lotëve të panumërta.

Edi Rama jepte leje ndërtimi, e them me fakte. Nëse pallati ishte me 4 shkallë, ose hyrje, ai jepte një leje për 2 hyrje dhe një leje për 2 të tjera, në mënyrë që të vilte sa më shumë gjoba 3%-ce.

Nga rrugët kryen dhe SPAK me dosjet. E merr dosjen dhe ia jep një Millonait, e tjetrit. Kjo është praktika se si të gjobiten më rëndë. Kjo është në praktikën e Ramës. Arsyet që e bëjnë këta është se nuk guxojnë që qeverinë e partisë së tyre, pasi ju kam thënë se Duamni është majtist i pakorrigjueshëm. Ai nuk pranon që partia e qeverisë së tij të shpallet organizatë kriminale.

E merr në zhvillim në tërësi, për çdo njeri normal, kryetar ka Edi Ramën, zv. ka Agaçin, dhe Veliajn, e me radhë. Por kjo nuk mund të ndodhë. Partia e Rilindjes nuk mund të jetë organizatë kriminale për të, ndaj e copëzoi.

Është sistem gjobitjesh në rrugë. Po të merrni Erionin dhe Beqajn më rëndë është kryebashkiaku.

Se doli një gjyqtar i ndershëm dhe tha se ky nuk mund t’i shpëtojë firmave (Për Beqajn). Spak është një institucion politik zhvatës, gjobëvënës, që përdoret për instrumente për gjoba nga Rama. Kujt i thotë hetim ai? Atë që i dhanë amnisti Beqajt për herë të dytë?!

Fakti është se është e pakonceptueshme që të arrestosh Fushën dhe Zimixhiun, që i ka ndenjur si xhelat për të firmosur,” tha Berisha.