TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve e parashikuar për sot është shtyrë për një ditë tjetër. PS dhe PD po shkojnë drejt marrëveshjes për ngritjen e dy komisioneve hetimore që kërkon opozita.
Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve me prezencën e Bledi Çuçit nga PS dhe Gazment Bardhit nga PD, këta dy të fundit janë shumë pranë konsensusit. Bëhet fjalë për dy komisione hetimore parlamentare që kërkon PD; TIMS-in dhe koncesionet në shëndetësi, ku përfshihet ai i “Sterilizimit” dhe “CheckUp”.
Konsensusi vjen për herë të parë, pas rreth 5 muajsh kaos në Kuvend, teksa “Rithemelimi” u ul dje në tryezën e Konferencës së Kryetarëve përballë deputetëve të mazhorancës. Pas mbledhjes së grupit demokrat, u mandatua Gazment Bardhi për negociatat me Partinë Socialiste. Dakordësia e parë në parim mes socialistëve dhe “Rithemelimi” u arrit për ngritjen e dy komisioneve hetimore, konkretisht për rrjedhjen e të dhënave dhe ndërhyrjen në sistemin TIMS, ndërsa tjetri për katër koncesionet e sterilizimit në Shëndetësi.