AKTUALITET, 17 Shkurt 2022, 12:59

Rama publikon fotot nga vizita në SHBA: Vlerësime pozitive për Shqipërinë

Rama publikon fotot nga vizita në SHBA: Vlerësime pozitive për

Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto nga disa takime gjatë vizitës katër ditore në SHBA.

Rama shprehet se kjo vizitë ishte e pasur, e dobishme dhe vlerësimet për Shqipërinë ishin pozitive.

“Vizita në Shtetet e Bashkuara ishte përmbajtësisht e pasur dhe kombëtarisht e dobishme, vlerësimet për Shqipërinë ishin kudo shumë pozitive, ndërsa mikpritja ishte thjesht e shkëlqyer”, tha Rama.