TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mbasi kontrolluan në Burgun e Sigurisë së Lartë të Peqinit dhe gjetën telefona dhe alkool, komisioni i disiplinës së burgut ka marrë në pyetje të dënuarin me burgim të përjetshëm, Gazmend Brakën, të njohur si Gaxhai.
Burime bëjnë me dije se, nga kontrollet më herët, Gaxhait i kanë gjetur dy shishe alkool, verë dhe uiski. Sot është pyetur për praninë e këtij alkooli.
Siç mësohet, Gaxhai ka deklaruar: “Nuk është alkool. As uiski dhe as verë, por është lëng boronice dhe unë e përdor se vuaj nga veshkat dhe dua t’i pastroj ato”.
Pritet një përgjigje nga laboratori, pasi SHKBB e burgjeve po heton për alkoolin, për të marrë një përgjigje zyrtare.
Ndërkohë, i njëjti komision ka marrë në pyetje edhe dy të dënuar të tjerë, të cilëve u kanë gjetur dy telefona. Ata e kanë pranuar që telefonat ishin të tyre, por s’kanë treguar se si i kanë futur.
Prej javësh, burgjet në Shqipëri janë përfshirë nga kontrolle dhe për të gjitha ato ka pasur njoftime zyrtare. I fundit ishte në burgun e Fushë-Krujës mbrëmjen e kaluar, ku u gjetën telefona.
