TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Republikës Ilir Meta dënoi ashpër shpërthimin me tritol në banesën e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka në Durrës.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, kreu i shtetit e konsideron ngjarjen si “akt terrorist dhe kriminal” dhe ndalimin dhe nxjerrjen sa më shpejt përpara drejtësisë të organizatorëve dhe autorëve të ngjarjes.
Postimi i plotë:
Dënoj me forcë aktin terrorist në familjen e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, z.Armando Duka dhe u bëj thirrje të gjithë institucioneve ligjzbatuese të zbardhin me transparencë këtë ngjarje shumë të rëndë.
Një akt i tillë kriminal, në vijim të dhunës verbale, shantazhit dhe presioneve publike, shton emergjencën për ndalimin sa më parë dhe nxjerrjen para drejtësisë të frymëzuesve dhe autorëve.
Qyteti i Durrësit u trondit mbrëmjen e sotme nga një shpërthim i fuqishëm me tritol në orën 22:00 në banesën e kreut të FSHF në lagjen nr.4. Shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale.
Ngjarja e sotme pason konfliktin e ashpër mes Armand Dukës dhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, i cili ka kërkuar hetimin nga organet kombëtare dhe ndërkombëtare të drejtësisë ndaj Dukës për afera korruptive dhe pastrim parash gjatë 20 viteve në krye të institucionit përfaqësues të futbollit shqiptar.