AKTUALITET, 24 Janar 2022, 23:32

Shpërthimi pranë banesës së Armand Dukës, reagon Presidenti Ilir Meta

Shpërthimi pranë banesës së Armand Dukës, reagon

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas shpërthimit me tritol pranë banesës së kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Kreu i Shtetit e konsideron këtë ngjarje si një akt terrorist dhe kriminal.

Meta u bën thirrje organeve ligjzbatuese që të ndalojnë dhe të vendosin përpara përgjegjësisë autorët e dyshuar të ngjarjes.

Postimi i Metës:

Dënoj me forcë aktin terrorist në familjen e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, z.Armando Duka dhe u bëj thirrje të gjithë institucioneve ligjzbatuese të zbardhin me transparencë këtë ngjarje shumë të rëndë.

Një akt i tillë kriminal, në vijim të dhunës verbale, shantazhit dhe presioneve publike, shton emergjencën për ndalimin sa më parë dhe nxjerrjen para drejtësisë të frymëzuesve dhe autorëve.