AKTUALITET, 9 Dhjetor 2025, 22:42

Shpërthim me tritol në një biznes në Shkodër

Shpërthim me tritol në një biznes në Shkodër

Një shpërthim me tritol ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në qytetin e Shkodrës. Bëhet me dije se lënda plasëse i është vendosur një biznesi në lagjen “Skënderbeg”. 

Bëhet fjalë për biznesin e reklamave “LufaPrint”, në pronësi të shtetasit Lulzim Mehmetit.

Mësohet se biznesi operon në fushën e reklamave dhe marketingut. Konkretisht lënda plasëse është vendosur në derën e biznesit, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Ndërkohë Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë.