AKTUALITET, 3 Shkurt 2024, 22:46

Shpërthim me lëndë plasëse në oborrin e një banese në Shëngjin

Shpërthim me lëndë plasëse në oborrin e një banese

Një sasi me lëndë plasëse ka shpërthyer mbrëmjen e sotme pranë një banese në Ishull-Shëngjin të Lezhës.

Mësohet se nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Sakaq, ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e shpërthimit, por policia ka mbërritur në vendngjarje.