AKTUALITET, 3 Shkurt 2024, 19:33

Tjetër aksident në Fier, dy automjete përfundojnë në kanal

Tjetër aksident në Fier, dy automjete përfundojnë në

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Fier- Patos, në vendin e quajtur “Kthesa e Portezës” .

Dy automjete janë përplasur me njëra – tjetrën dhe si pasojë kanë përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 19:00, në aksin rrugor "Patos-Fier", në fshatin Portëz, automjeti tip "Audi", me drejtues shtetasi Xh. G., është përplasur me mjetin tip "Opel", me drejtues shtetasi H. Rr., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.