TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në aksin nacional Tiranë-Durrës.
Në tentativë për të parakaluar njëri-tjetrin, dy mjete janë përplasur në trafikndarësen e autostradës.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Marikaj në Vorë. Fatmirësisht, nga përplasja nuk ka persona të lënduar. Si pasojë e aksidentit, ka pasur trafik të rënduar në njërin krah të rrugës.